Paralajmërimet për largimin nga pozita të drejtorit për Arsim në Prizren, Skënder Susuri, duket se do të konkretizohen, pasi pritet që kjo të ndodhë sot, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Burime të besueshme të gazetës, konfirmojnë se gjatë ditës pritet që vendimin ta bëjnë të ditur edhe vet autoritetet më të larta lokale të Prizrenit.
Dy javë më parë, drejtuesit e Nismës Socialdemokrate (NS) prej nga vjen edhe drejtori i Arsimit, pasi konfirmuan largimin nga kjo pozitë, deklaruan se në ditët e para të këtij muaji, do të caktohej pasuesi i Susurit, por përkundër kësaj ai vazhdonte ta ushtrojë detyrën, ndonëse referuar burimeve të besueshme, nga partia ishte rekomanduar lirimi i vendit dhe kërkesa ishte dërguar edhe tek kryetari Mytaher Haskuka, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Zhagitja rreth definimit të çështjes së drejtorit të DKA-së pas kërkesës për largim, jep të kuptosh se diçka nuk ka funksionuar në relacionin mes kryetarit Haskuka dhe partnerit në bashkëqeverisje Nisma./GazetaePrizrenit.net/
Lexo edhe\:
Çfarë po ndodh me pozitën e drejtorit për Arsim në Prizren, Skënder Susurit?