A është ngritur çmimi i bukës në Prizren?
Furrtarët e Prizrenit janë dakorduar për rritjen e çmimit të bukës. Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve tjera nga të cilat varet prodhimi.
“Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë thënë përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.
Kështu, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm. /GS
Gazeta e Prizrenit