28-11-2024

A mund t’i mësojë nxënësit “një mësues i untë”?!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala tha se pozicioni i SBASHK-ut lidhur me grevën është i drejtë.

Shala theksoi se Qeveria duhet të kthehet në dialog me Sindikatën në mënyrë që të ndalohet greva dhe të fillojë procesi mësimor.

Tutje ai tha se mësimdhënësit me pagat e tyre nuk mund ta sigurojnë një mirëqenie për familjet dhe sipas tij, nuk një mësues i cili është i uritur nuk mund të mësojë nxënësit.

“Puna e parë që duhet të bëjë kjo Qeveri është të kthehet në dialog me sindikatën të cilën është vazhdimisht duke e neglizhuar dhe nuk po pranon të takohet me ta. Ne mendojmë që pozicioni i SBASHK-ut është i drejtë për shkak se situata është e rënduar dhe qytetarët e Kosovës e kanë një krizë të ekzistencës sidomos mësimdhënësit të cilët me pagat e tyre nuk munden ta sigurojnë një mirëqenie për familjet e tyre dhe qysh mundet një mësues i cili është i untë të mësojë nxënësit dhe kështu që ata duhet ta kenë të paktën një stabilitet financiar ose një qëndrueshmëri financiare për familjet e tyre në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i mësojnë edhe nxënësit, kjo është e arsyeshme çfarë po kërkojnë ata”, tha ai

Shala në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 potencon se zgjedhja duhet të vijë nga Qeveria.

“Zgjedhja duhet të vijë nga Qeveria, në radhë të parë ata duhet t’i plotësojnë kërkesat dhe duhet të fillojnë dialogun me ta në mënyrë që të shohin gradimin e mësimdhënësve”, shtoi Shala.

Asnjë koment

Comments are closed.