21-11-2024

A po përjeton kolaps KF Liria?!

Liria duket se po përjeton një nga momentet me të vështira të saj, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas paralajmërimeve se Valon Osmani e ka marrë në pronësi klubin Liria dhe donatorë nga kompania “Abi”, “Red Bull”, etj., është një armatë futbollistësh që po largohen nga klubi prizrenas.

Deri tash janë larguar: Gjumsi, Mecja, Cela, portieri Arlis Shala, Abazi, portieri Hodaj si dhe kapiteni Berisha. Pjesë e skuadrës nuk janë as Stivi Frashri, mbrojtësi Spahiu, pastaj Mamadou, Ekpai e Cisokho.

Largime kanë paralajmëruar edhe nga skuadra U-21, të cilët dolën nënkampion në garen e Bon Vyage Superlige.

Pos tyre janë paralajmëruar edhe largine tjera nga ekipi senior. Premtimet se Liria do të konsolidohet shpejt, duket që mbeten vetëm iluzione.  Duket se Valon Osmani ende s’po mund ta bëje ekipin e donatorëve, e ndërkohë klubi po shkapërderdhet dhe konsolidimi tij për stinorin e ri do te jetë i vështirë, apo thënë i pamundur, duke pare situatën.

Liria, po përjeton një nga krizat më të thella vitet e fundit. Gjendja është alarmante.  Skuadrës i kanoset më e keqja, që të mos nis ndoshta fare me garat në rangun e dytë të futbollit (Liga e Parë).

Për këtë nevojitet ndërhyrja nga zyrtar komuna dhe të gjithë subjektet, për të ringritur skuadrën, që tashmë ndodhet në “vdekje klinike”.

Liria është aset i qytetit dhe Komunës, pavarësisht që ka një menaxhim të dobët privat. Duhet ndërhyrë sa nuk ka ndodh me e keqja. Konsolidimi dhe kthimi në Superligë këtë vit duket utopi, bazuar në shkapërderdhjen e skuadrës dhe borxhet. Alo Komuna !

/ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.