22-11-2024

A po rikthehet  Evropa në sjelljen e viteve naziste dhe antisemitizëm kaq të ultë?

Shkruan: Lumni Lushaj

Tashmë kur  bota e vitit 2019, të thuash se duhet të  jetë si shembull për një  mirëkuptim e tolerancë. Për fat të  keq Në  Evropë  po ngjallen ndjenja  të  urrejtjes  të antisemtizmit, që kur të  kujtohet  nazizmi hitlerjan  dhe  holokausti. Nuk mbetet asgjë nga  kjo, pos  një  tmerri që  bota  civilizuar duhet ta luftojë  deri në maksimum.

Pasojat që shkaktoi në njerëz dhe në kolateral, vazhdon të mbetet një prej plagëve më të rënda që dëshmojnë së deri ku mund ta shpien njerëzimin ksenofobitë ,e ku  këto tashmë i refflektuan në Francë dhe shtete tjera të Evropës të detyrojnë të  mendohet se  Evropa duhet të  alarmohet  se antisemtizmi i ka  rrënjët  në  mesjetën  obskurante  fanatike  fetare, e që  alarm  duhet të zhgjojë nga  gjumi shtresën intelektuale Antisemitizmi kulmin  e arriti në Luftën e Dytë Botërore. e ku Gjermania  hitleriane u shëndrru  në qendër të përgatitjes së propagandës anti-semite e më pas e pogrameve shfarosëse të hebrenjve.

Tragjedia e shkaktuar mbi hebrenjtë e pafajshëm dhe pasojat e lëna mbi imazhin  e Gjermanisë në botë edhe për dekada  vite pas Luftës  së  Dytë  Botërore  mbeten  të paimagjinueshme. Prandaj, Evropës së tanishme ky alrm duhet ti shërbejë se holokausti  ishte  dhe  vazhdon të mbetet  vraga dhe  figura më shëmtuar njerëzore.

Anti-semitizmi  është  në  thelbin  e vet  paragjykim, urrejtje ose  diskriminim  kundër hebrenjve, për shkaqe që lidhen me trashëgiminë e tyre Evropa tashmë ka mbetur në  finishin e këtij alarmi  Ai  fillon  nga shkallët  e  urrejtjes  ose  të  diskriminimit  të  individëve  apo  grupeve  hebraike, përshkallëzohet me organizimin  e sulmeve të dhunshme  nga kategori,dhe shoqëri që kulmojnë me dhunë mbi të gjithë komunitetin hebre.

Këto  nisma e fryëmzime  tashmë duhet  si ishin persekutimin dhe pogramet shfarosëse  kundër hebrenjve; dy shekuj më pas, pra në fund të shekullit të XIII-të në Angli shfaqet dukuria e përzënies së hebrenjve; në vitin 1391 ndeshemi me inkuizicionin spanjoll dhe në vitin 1492, me përzënien nga Spanja të hebrenjve; gjatë viteve 1648-1657 antisemitizmi shpaloset në masakrën e Kozakëve në Ukrainë; nga vitet 1821-1906 ishte Rusia cariste që aplikoi një sërë pogromesh imperiale kundër hebrenjve; në Francë, në vitet 1894-1906 u ndërmorën goditje kundër hebrenjve; në Gjermani kulminacioni  vijoi  me  Holokaustin e  Nazistëve  gjatë  Luftës  së  Dytë  Botërore; në BRSS vijoi me pogromet e politikave anti-Semite të regjimit Stalinist  si i shpjegon edhe literatura, Prandaj, tani edhe  presidenti i Francës  Macron, duke pa këtë alarm ka paralajmëruar si do të miratohen ligje kundër shkeljeve  të të drejtave  hebreje.

Frymën e antisemitizmit  edhe  Gjermania  duke  ditur  e rikujtuar  pjesën e errët të  historisë kombëtare e që  njollë e  rëndë  i qëndron  holakusti i duhet  një  luftë më e madhe në ndërdijen e këtij kombi. Mirëpo, kur  përmemdt  holokausti  nazist , menjëherë  të  rikthehet mendja  të  holokausti  më i ri  i rendit botëror në  vitin1999. që  e imponoi  mbi populli e pafajshëm shqipatar  diktatori Millosheviq.

Të kujtohen shpënguljet masive  të popullit duke lënë pas  vete shtëpi e katandi e ku paramiliatrët serbë sllav krijon tokën e djegur dhe  vrasjen e mijëra të  pafajshmëve garve shtazëna, pastaj  fëmijëve dhe  pleqëve, por  s’duhet  harruar edhe dhunimet e mijëra  grave të ushtruar shtazarikisht mbi nënat e vajzat shqiptare duke mos kursyer  bile edhe burra të dhunuar,që  i njeh  pak historia e dhunimit. Por, populli shqiptar  i njohur që në  kohën e luftës duke  mbrojtur hebrejt, tani në  vitin1999  treguan shembullin më madhor  duke  mirëpritur  siç  thuhet mbi 800 mijë kosavarë, kryesisht në Kukësin gri të asaj bote dhe në gjithë Shqipërinë .

Ky fakt  dhe kjo dëshmit të thuash se tashmë ringrit respektin kundër secilës dhunë e  sidomos  këto  të kësaj natyre Kosova  është njëri nga ato shtete  që  si popull i sprovuar dinë të bëjë mrekullin dhe  duke  rikujtuar  historinë e dhembjes njerëzore  garviteti shpirtëror i ngreh nga  ai mikëpritjen  dhe e shtyen të ngrisin urretjen dhe zërin kundër atyre tragjedive.

Por, njëherit  edhe duke  dhënë shembullin e  Prizrenit se si mund të  bashkëjetohet  nën një nënqiell të përbashkët nëse  kemi ëdrrën e çiltërt të  lirisë. Kjo me  jep  kurajo te them se  Prizreni  dhe kuptimësia e këtyre banorëve  është shëmbull  edhe për  Evropën tashmë të trazuar. Andaj, ky shembull i tolerancës  është edhe një rast më shumë  të kuptohet e të inkurajohet që Kosova të bëhet  shembull i mirësisë. Kosova është  par një rast  kaq  i mirë  tolerante në  botën e trazuar  për mirëkuptim. Kjo më shumë  i ngjanë asaj  thënies së  vjetër latine ‘Jeta është mësuesja më mirë në  botë”.

Prandaj ,apeli ndaj  Evropës  është se bota  demokratike  duhet të  ketë avansim ,e asesi rikthim në të kaluarën e zezë, Duhet të tregohet  tolerante e asesi intolreante, sepse  vetë  ligjet demokratike intolorancën e shpjegonë  si mbrapështi,. Evropës i  duhet shembulli i holekaustit ta skuq  edhe  tani pas gjithë kësaj kohe të kaluar bile  edhe viti 1999 duhet ta  turpërojë se diktaturën  fashiste e ndan  vetëm një  qime  floku nga ripësëritja  e atij holaksutit të tmershëm të njerëzimit.

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.