Adelina Ismaili – Shefqet Krasniqit: Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri
Këngëtarja Adelina Ismaili i ka dalë në mbrojtje këngëtares Shkurte Fejza, për të cilën së fundmi foli hoxha Shefqet Krasniqi, i cili tha se ajo s’është fetare dhe s’po bën punë të mira.
“Mos m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur! Mos gabo zotëri!”, shkroi këngëtarja Adelina Ismaili në InstaStory.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2023/12/Pavin-kafe-e.jpg?resize=300%2C208&ssl=1)
Krasniqi në një intervistë televizive ka folur për sakrificat e popullit të Kosovës, duke u ndalur të flasë specifikisht te muzika e Shkurte Fejzës, që shërbeu si frymëzim gjatë periudhave të vështira.
“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdekë si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.