Adelina rrëfen mungesën e saj në muzikë: Nuk kisha çfarë ndjenja të jepja
Këngëtarja e njohur, Adelina Ismajli ka sqaruar publikisht përse ka munguar për disa kohë në muzikë.
E gjithë mungesa e saj lidhet me nënën e saj të ndjerë.
“Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”, tha ajo në emisionin NIN.
Ajo u shpreh se ndikoi mëmësia dhe ndryshimi i jetës.
“Nuk kisha çfarë ndjenja të jepja”, u shpreh Adelina. /noa.al/