Agresiviteti ndaj librit tregon gjendjen agresive dhe frustrimet brenda familjeve tuaja
Shkruan: Batjar Halili, psikolog/ Prizren
Sot është dita e fundit e mbarimit të këtij viti shkollor. Dhe për t’i “festuar sukseset”, nxënësit e kanë gjetur këtë menyrë e cila pasqyrohet në fotot e mëposhtme.
Kjo është një gjë që po ndodh çdo fund viti, nuk është hera e parë, andaj kam për të thënë një gjë në lidhje me këtë fenomen: prindër, ju lumtë për edukatën që keni mbjellur tek fëmijët tuaj. Unë dhe kolegët e mi psikologë këtu kuptojmë dhe lexojmë shumë për ato që ndodhin brenda familjeve tuaja dhe për gjendjen e fëmijëve tuaj. Por nuk po dua të lëshohem në komente negative më shumë për arsye etike.
Megjithatë më lini t’ua rikujtoj se prindërit shumë ankohen për mësuesit. Por, kjo nuk ka të bëjë asapk me punën e mësuesit. Sinqerisht, unë si prind i fëmijës në shkollën “Fadil Hisari” jam shumë i kënaqur me punën e mësuesit të fëmijës tim. Shpresoj mos ta kem neglizhuar e t’i kem hyrë në hak për ndonjë gjë në raport me detyrën time si prind, edhe pse jam munduar të jem shumë i kujdesshëm.
Por kjo që po shikoni në këto foto tregon mentalitetin e familjeve të lagjes ku jetoj unë dhe fëmijët e mi. Për ata që kuptojnë e di që sapo ta shohin këtë shkrim në lidhje me këtë fenomen, do të thonë me vete se Kosova nuk ka shpresë.
Ky agresivitet ndaj librit tregon gjendjen agresive dhe frustrimet brenda familjeve tuaja dhe gjendjenë shpirtërore që mbartin fëmijët tuaj.
P.S
(Autori është psikolog dhe Profesor i psikologjisë në Prizren)