Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i 47 pronave në lokacione atraktive në disa qytete të Kosovës, përmes tenderit që është shpallur me 6 qershor dhe do të mbyllet me datë 26 qershor.
Në rajonin e Prizrenit mund të ofertoni për blerje të lokaleve dhe depove. Janë gjithsej 10 lokale në shitje në këtë rajon. Për më tepër në këtë rajon në tender ka prona që gjenden edhe në Komunën e Dragashit. /Gazeta e Prizrenit