27-10-2024

Aksident me fatalitet në Malishevë, vetura godet invalidin

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në Malishevë, rreth orës 17:00.
Një person teksa ishte duke vozitur veturën, ka goditur karrocën e invalidit me të cilën viktima ishte duke lëvizur.

Si pasojë e goditjes, viktima ka mbetur pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’ Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.’’ thuhet në njoftimin e policisë. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.