Një aksident fatal ka ndodhur sot në mesditë, në afërsi të pistës së improvizuar për paragllajding në Cvilen të Prizrenit, ndërsa ka humbur jetën një person dhe një tjetër është lënduar.
Sipas Policisë në Prizren, aksidenti ka ndodhur në ora 13:00, teksa viktima i moshës 45 vjeçare, ka humbur jetën gjatë një fluturimit me parashutë.
Zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë konfirmuar për TV Prizrenin se ka ndërruar jetë paragllajdisti i licencuar, Artan Venhari.
Referuar Policisë, në këtë ngjarje të rëndë është lënduar edhe një person tjetër i moshës 23 vjeçare, që është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Identiteti i tij nuk është bërë i njohur.
Sezoni i paragllidingut, si një aktivitet turistik komercial në Prizren është hapur më 5 korrik, me qëllim zhvillimin e turizmit sportiv, i cili sipas organizatorëve jo vetëm që ndihmon në promovimin e Kosovës, por gjithashtu ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve të kësaj zone. / GazetaePrizrenit.net