26-04-2024

Aksident në Deçan, tetë persona dërgohen në Spital, dyshohet se janë kandidatë për deputetë të AAK-së

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:10 minuta në Deçan.

Burime të Gazetës Express thonë se të lënduarit dyshohet se janë kandidatë për deputetë të AAK’së.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se tetë personat e lënduar janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, ndërsa tre prej tyre janë lënduar më rëndë.

“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi. /Express/

*

Asnjë koment

Comments are closed.