26-04-2024

Ky është kandidati për deputet i AAK-së që mbeti i lënduar nga aksidenti në Deçan

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline tregojnë se në këtë aksident mbeti i lënduar edhe ish-deputeti, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj.

Të njëjtat burime thonë se Tolaj është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i lënduar rëndë ka mbetur vetëm një person, por që edhe ai ndodhet nuk ka rrezik për jetë.

Mund të ju konfirmoj se në aksident ka qenë i përshirë Arbër Tolaj. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pra jashtë rrezikut për jetë, ka pasë disa gërvishje, pas spitalit menjëherë është liruar për në shtëpi“, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi.

Asnjë koment

Comments are closed.