Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Arbanë të Prizrenit.
Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçiklistë, njofton Klan Kosova.
Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga Prizreni, Vesel Gashi.
“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë, deri tek aksidenti ka ardhur nga mosrespektimi i shenjave – mos dhënia e përparësisë njëri-tjetrit”.
“Motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit”, deklaroi Gashi.
Ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.