Aksident në Prizren: Vetura bie në lumë, lëndohen gjashtë persona

Në Prizren në një aksident që ka ndodhur të hënën pas mesnate janë lënduar gjashtë persona

Referuar Policisë në këtë aksident ka qenë përfshirë një automjet i udhëtarëve.

“Dyshohet se deri tek aksidenti është ardhur kur drejtuesi i automjetit, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

Të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Foto nga arkivi