24-11-2024

Aksident trafiku, lëndohen dy persona në Malishevë

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor të fshatit Banjë, Komuna e Malishevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku ishin të përfshira dy automjete civile.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë lëndime trupore. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij Mercedes, cili ishte duke levizur pergjate aksit rrugore Malisheve – Dule dhe kur arrine ne fshatin Banje nuk pershtat shpejtesin e levizjes automjetit te tij ku rruga eshte me kthese humbe kontrollin mbi automjetin e tij devijon shiritin e rruges nga shiriti i djathte del ne shiritin e majte dhe me pjesen ballore e godet automjetin Alfa Rome ne pjesen e perpareme ballore i cili ishte duke levizur ne drejtim te kundert drejtimi Dule – Malisheve. Si pasoj e aksidentit ne te dy automjetet shkaktohen deme te konsiderushme material,dhe dy te lenduar.Te lenduarit me autoambuklance dergohen ne Emergjencen e Malisheves per trajtman mjekesor,pas marrjes se ndihmes se pare i dyshuari dhe viktima per shkaqe te lendimeve te (fraktur te dy ngasesit) dergohet me autoambulanc ne QKUK ne Prishtine per sherim te metejshem. Sipas mjekut kujdestare te lenduarit jane jashte rrezikut per jetë. Ne lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili na ka autorizuar hetuesit e aksidenteve ti zhvillojm hetimet,dhe rasti te dergohet ne procedure te rregullt“, tha ai./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.