25-04-2024

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohet një motoçiklist

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti  që ka ndodhur në Suharekë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës mashkull dhe femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.