Aksion i madh i ATK-së, përfshihet edhe Prizreni
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më 20 dhe 23 maj ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, me ç’rast janë ndërmarrë masat e konfiskimit.
Një aksion i tillë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin 939 mijë e 290 euro.
Sipas ATK-së, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve, pagesa e borxheve me këste.
“Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Mes tjerash, ky institucion ka paralajmëruar aksione të ngjashme edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj shtetit.
“Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në një komunikatë për media nga ATK-ja./Paparaci/ Gazeta e Prizrenit