19-04-2025

Aksion i policisë në Suharekë/ Arrestohet një person për drogë, armë dhe fajde

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale, përfshirë:

– Dy pistoleta

– Dy karikatorë me gjithsej 9 fishekë

– Një armë automatike me 81 fishekë

– Rreth 1 kilogram e 57 gramë narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë

– Një peshore elektronike

– Dy “grinderë” (pajisje për bluarjen e substancave narkotike)

– Dy telefona mobilë

– Një automjet

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ai dyshohet për disa vepra penale: fajde, armëmbajtje pa leje, si edhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.