Gjatë 24 orëve në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.
Po ashtu, ky Departament ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjtihshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.