Aktakuzë ndaj 12 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu,  Prokuroria Themelore PTH në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

Në komunikatë, thuhet PTH në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Kush dhe ku po vendosë për arsimin në Prizren sipas Nismës dhe AAK-së?