16-05-2022

Aktakuzë ndaj ish-komandantit të Nënstacionit Policor në Zhur për falsifikim të dokumentit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Z.S., – person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.S., si person zyrtar – Komandant i Nënstacionit Policor në Zhur, në dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, të datës 27.03.2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje nga neni 72.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088) dhe për të cilën kundërvajtje të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patent shoferit për tre (3) muaj dhe shqiptimi i një (1) pike negative, e i cili në këtë fletëparaqitje shënon të dhëna të rreme, në atë mënyrë që me datë 29.03.2021, ndërhyn në fletëparaqitje duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1, tek pjesa e gjobës ia bënë gjoben 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe pikën negative duke fshirë me laps-kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qenë i shënuar numri i patent shoferit të kundërvajtëses, vë nenshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-së së tij, me të cilin nënshkrim vërteton këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme, thuhet në fund të komunikatës nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.