23-11-2024

Aktakuzë ndaj personit që kanosi presidentin

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje”.

 Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26 mars, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si  person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit.

 

 

Sipas prokurorisë i dyshuari në profilin e Kujtim Boletini, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon: “Sotë  i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije  se xhumin xhum sta la me ba”, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me ç`rast tek i dëmtuari ka shkaktuar fikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe  atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.

Asnjë koment

Comments are closed.