Akuzohet për vjedhje, paraqitet vullnetarisht në Polici
Në person i dyshuar për vjedhje është paraqitur vet në policinë e Malishevës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”
Policia bën të ditur se dyshimet kanë të bëjnë me rastin në rrugën “Adem Jashari”, Malishevë, që ndodhi me datën 08.05.201 ora 20:45.
“Lidhur me rastin me 23.07.2019 i dyshuar mashkull K/Shqiptar është vetëparaqitur në stacion policor, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se është bashkëpjesëmarrës në një vjedhje”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net