26-04-2024

Alarmohet prapë shkolla e mjekësisë, frikë nga përsëritja e rasteve tragjike

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës së mjekësisë në Prizren, por edhe banorë të zonës përreth sot janë alarmuar, për shkak të braktisjes së mësimit nga ana e një vajze, ndërsa ky veprim është paraqitur edhe në polici, nisur nga frika e përsëritjes së rasteve tragjike që ndodhën javën e kaluar, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net.

Vesel Gashi, zyrtar për media pranë policisë  rajonale, tha se policia është njoftuar se një nxënëse e shkollës së mjekësisë,  bëhet fjalë për një përsëritëse të klasës, ka dalë nga klasa dhe shkolla, për për shkak të vënies së një note të dobët.

“Policia ka marrë një informatë, se një vajza ka dalë nga klasa e nervozuar, ndërsa gjatë rrugës atë e ka takuar një mjek, i cili  edhe e ka dërguar në emergjencë të spitalit, e pastaj pas trajtimit aty është dërguar në repartin psikiatrik”, tha ai.

Rasti ka ndodhur, rreth orës 10:15  dhe është lajmëruar në emergjencë.

Si pasojë e rasteve të mëparshme kur dy nxënëse të kësaj shkolle i dhanë fund jetës duke bërë vetëvrasje, në alarm ka qenë  e tërë klasa dhe shkolla. Për rastin janë njoftuar edhe banorët e zonës përreth shkollës.

Sipas policisë, ky rast nuk ka ndonjë lidhshmëri me dy rastet tragjike të para, meqenëse vajza në fjalë nuk ka qenë as në shoqëri me viktimat e mëparshme./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.