12-12-2024

Cilët janë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë të shëndetësisë?

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bën të ditur rezultatet e testit me shkrim të datës 25 maj 2018, nga konkursi i hapur i Drejtorisë së Shëndetësisë.

Në intervistë me gojë ftohen kandidatët të cilët kanë fituar mbi 50 pikë në testimin me shkrim.

Në një njoftim të Komunës së Prizrenit paraqitet një listë në të cilin janë publikuar pikët e fituara të të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim si dhe jepet koha e caktuar për intervistën me gojë për kandidatët e suksesshëm.

“Për ata të cilët nuk mund të vijnë në terminin e përcaktuar, duhet të lajmërohen me kohë”, thuhet në njoftim

Kandidatët mund të kenë qasje në verifikimin e testit të tyre me shkrim sipas kohës dhe vendit të caktuar nga njoftimi i QKMF-së.

Në linkun e mëposhtëm mund t’i gjeni të dhënat për pikët e fituara dhe kohën e intervistimit sipas numrave personal:

Njoftim-per-testin-me-goje-QKMF-29-mars2018

 

Asnjë koment

Comments are closed.