Albin Kurti shkel fjalët: Nga 12 ministri sa premtonte, tani në 14
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe zyrtarisht ka thyer premtimin e parë që kishte bërë gjatë zgjedhjeve dhe pasi fitoi ato, ai deri pakë dite kishte thënë se qeveria që drejton ai do të ketë vetëm 12 ministri, por edhe zyrtarisht kjo ka ndryshuar dhe do t’i ketë 14 ministri, shkruan Gazeta Metro.
Kurti duket se tani ka pësuar përmbysje të shpejtë të qëndrimeve politike, pasi i zënë ngushtë nga ‘standardet’ që vetë i kishte proklamuar, ai tashmë ka filluar me shpejtësi të madhe të tjetërsohet.
Kujtojmë se Kurti në fillim ishte shumë këmbëngulës në reduktimin e dikastereve qeveritare, madje aq shumë saqë edhe propozimin e LDK’së për ta ndërtuar një qeveri me 16 ministri e kishte hedhur poshtë, duke këmbëngulur vetëm në 12 ministri.
Megjithatë, i bllokuar pas veprimeve politike të cilat vetë i kishte ndërmarr, Kurti i ka kërkuar Mustafës që ta rrisin në 14 numrin e ministrive, si dhe të merren vesh edhe për bordet politike të ndërmarrjeve publike dhe për bartësit e agjencive shtetërore.
Njeri prej personave më të afërt të Kurti dhe sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi e ka paraqitur ofertën e re ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka kërkuar që të shtohet numri i ministrive dhe të shkon në 14 prej tyre.
Madje vet Bislimi ka pranuar e ka pranuar publikisht gabimin që po bën Lëvizja Vetëvendosje, pasi po thyen premtimin që ia ka bërë qytetarëve se qeveria Kurti do t’i ketë vetëm 12 ministri.
“Propozimi ynë i nxjerrë (si kompromisi i katërt brenda të njëjtit takim), mbrëmë i është dërguar me shkrim kryetarit Mustafa. Në përpilimin e këtij propozimi,Vetëvendosje beson se është bërë edhe një kompromis shumë i madh, meqë gatishmëria për të rritur numrin e ministrive (nga të cilat VV nuk përfiton asesi), vetëm do ekspozojë me pakënaqësitë e opinionit publik, i cili me të drejtë do të na sulmojë për lëvizje nga premtimi para dhe paszgjedhor për reduktim të numrit të ministrive në 12 sosh)”, ka shkruar Bislimi../gazetametro.net