19-04-2024

Ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek viziton Prizrenin dhe hap ekspozitën e kësaj ambasade

Ambasadori i Republikës së Çeke në Prishtinë, Pavel Bilek sot vizitoi Komunën e Prizrenit, me ç’rast në ambientet e Shtëpisë së Bardhë u prit në takim nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit Eshref Memaj, nënkryetarja për Komunitete Memnuna Ajdini dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi.

Gjatë këtij takimi ambasadori u njoftua lidhur me projektet zhvillimore të Komunës së Prizrenit dhe mundësitë për të investuar në Prizren, me ç’rast theksoi se ky qytet historik ka një prespektivë shumë të madhe për nga aspekti i zhvillimit ekonomik.

Në takim po ashtu u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Ambasadës Çeke me Komunën e Prizrenit, si dhe u dakordua për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Asnjë koment

Comments are closed.