24-04-2024

Anulohen votat e diasporës në Dragash

PZAP anulon votat e diasporës në Dragash. Faton Fetahu, avokat i PDK-së, ka bërë të ditur se PZAP ka anuluar votat e diasporës në Dragash.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që në cilësi të avokatit u angazhova për vendosjen e drejtësisë për bashkëqytetarët e mi të Dragashit, vullneti i të cilëve i shprehur në mënyrë demokratike, u tentua të manipulohet padrejtësisht përmes votave të pranuara me postë të cilat, fatkeqësisht, ishin cenuar në mënyrën më të rëndë.

Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të z. Shaban Shabani, kandidat për kryetar i komunës së Dragashit, sapo pranova vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se ankesa që kam parashtruar është miratuar në tërësi si e bazuar.

PZAP ka konstatuar si të bazuara argumentet që kemi ngritur për sa i përket organizimit, orkestrimit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendi, duke e devijuar kështu edhe vullnetin e rreth 12.000 votuesve, të cilët në mënyrë të lirë dhe demokratike shprehen vullnetin e tyre politik më 14 nëntor.

E përgëzoj kryetarin z. Shabani për besimin e palëkundur në drejtësi dhe që ju bashkua pa hezitim bindjes time të thellë se ky proces do të vendoset në favor të tij.

Për fund, uroj Partinë Demokratike të Kosovës për kontributin e madh në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të mira zgjedhore”

Asnjë koment

Comments are closed.