12-10-2024

Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘Zgjerimi i rrjetit të kamerave të sigurisë, dhe mirëmbajtja e tyre në qytetin e Prizrenit’.., iniciuar nga Komuna e Prizrenit; dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit; ndërsa nëse edhe më tutje Komuna ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit, të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Paraprakisht aty është sqaruar se janë aprovuar si pjesërisht të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë “BM Group” dhe “Professional Alarm” lidhur me këtë aktivitet të prokurimit. Këta operatorë janë ankuar në OSHP, në fund të janarit të këtij viti, me pretendimin se Komuna e Prizrenit në këtë lëndë ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik.

OSHP-ja në mes të muajit shkurt ka autorizuar ekspertin shqyrtues dhe atë teknik për të analizuar vlefshmërinë e pretendimeve të palëve ankuese. Ekspertiza shqyrtuese e teknike i ka propozuar panelit shqyrtues që ankesat të aprovohen si të bazuara, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës, si dhe ka rekomanduar që të anulohet ky aktivitet i prokurimit. Derisa Komuna dhe njëri prej operatorëve ankues janë pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues, në anën tjetër “BM Group” ka njoftuar OSHP-në se nuk pajtohet me këtë mendim. /Koha.net/ Ditore”)

Asnjë koment

Comments are closed.