27-07-2024

Të prekurit me koronavirus në Shqipëri janë babë dhe bir

Janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se, gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

 

“Babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, me makinë personale. Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të Urgjencës Kombëtare në nr. 127 iu janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan nga laboratori i virologjisë në ISHP”.

 

“Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kjo ministri u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe./ A2 CNN

Asnjë koment

Comments are closed.