27-07-2024

Prizren: Në Administratën Komunale sot përurohet projektit ‘One Stop Shop”

Sot, në objektin e administratës komunale në Prizren do të bëhet përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë).

Ky projekt është  realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.

Ceremonia e hapjes së kësaj qendre do të bëhet të njëjtën ditë në ora 09:00, ndërsa ofrimi i shërbimeve për qytetarë do të fillojë nga ora 13:00.

Në ceremoninë e përurimit është paralajmëruar të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Projekti “One Stop Shop” është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.