27-07-2024

Prizren: Në Administratën Komunale përurohet projekti ‘One Stop Shop”

Në objektin e administratës komunale në Prizren, sot u bë përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë).

Projekti është  realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshmme.

Me 56 sportele të gjitha në një vend, pra në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.

Në ceremoninë e përurimit pos kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“One Stop Shop” është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.