25-04-2024

Ariu mbyt dy viça në një fshat të Opojës, sipas banorit edhe qentë po frikësohen (Video)

Në fshatin Kapre të Opojës së Dragashit, fundjavën që ka shkuar , ariu ka bërë dëme.

Shkodran Kryeziu ka qenë pronari i bagëtive ku ariu ka sulmuar kopenë e tij.

Sipas tij, edhe qentë po struken nga frika e arushës.

Ai ankohet se nuk kanë armë dhe asnjë masë mbrojtëse dhe që, sipas tij, shpejt ariu mund t’ua hajë bagëtitë para syve.

.

Asnjë koment

Comments are closed.