20-04-2024

Arrestim për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Prizren

Një person është arrestuar në rrugën “De Rada” në Prizren si i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, transmeton Gazeta e Prizren.

Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar  të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur më lart.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë  rreth 3300 (tremijë e treqind) euro €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.