12-12-2024

Në Zgatar të Opojës u mbajt manifestimi “Sofra e Ymer Prizrenit

Në fshatin e lindjes së patriotit kombëtar, Ymer Prizreni, në Zgatar të Opojës, të shtunën është mbajtur manifestimi tradicional kulturor “ Sofra e Ymer Prizrenit”.

Pjesë e këtij aktiviteti të veçantë në këtë komunë përveç banorëve të Zgatarit, ishin krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare, mysafirë të shumtë dhe drejtues të pushtetit lokal në Dragash. Drejtori i manifestimit, Naser Veseli, tha se ky aktivitet tradicional , ka në një histori në vete tashmë, i inicuar nga bashkëvendasi ynë, Fazli Jonuzi dhe disa intelektualëve të fshatit, ku përmes manifestimit kulturor përkujtojmë figurën madhore të, Ymer Prizrenit.

Iniciatori i këtij manifestimi, Fazli Jonuzi, ndjehet tejet i lumtur që kjo ngjarje vijon të ketë jehonë në ruajtjen e vlerave kulturore duke respektuar figurën madhore të Ymer Prizrenit , dhe kujton organizimin e saj të parë para shumë vitesh.Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, tha se ky manifestim ibënë nder jo vetëm Zgatarit por edhe mbarë komunës sonë, kushtuar atdhetarit të madh, Ymer Prizreni.

Kryetari i Klubit Letrar “ Luigj Gurakuqi” në Dragash, Ibrahim Skenderi, tha se ky manifestim vijon të mbajë gjallë jetën kulturore , si dhe njoftoi për veçorinë e edicionit të radhës së këtij manifestimi. Ndërkaq, krijuesja shkodrane, Suela Balaj, thotë se gjithmonë ka emocione e kësaj radhe më të theksuara, sepse përkujtohet personaliteti i një ndër ngjarjeve me të rëndësishme të kombit tonë, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Edhe në këtë manifestim kanë marrë pjesë dhjetëra krijues letrarë nga hapësirat mbarëshqiptare, si dhe sërish i është dhënë hapësirë më e madhe poetëve të rinj./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.