23-10-2024

Arrestime për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Policia ka raportuar disa raste të arrestimeve lidhur me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, gjatë datës 10 gusht 2024.

Referuar njoftimit, në Prizren, në rrugën “Remzi Ademaj”, rreth orës 01:25 janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar 7.39 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 5 tableta ekstazi me peshë 2.18 gramë, një grinder me 0.31 gramë marihuanë, një pako rizlla dhe dy telefona mobil.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në këtë rrugë po ashtu, rreth orës 01:05, janë arrestuar edhe dy meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të automjetit të tyre u gjetën 9.6 gramë marihuanë, 10 tableta ekstazi me peshë 4.17 gramë, 0.46 gramë kokainë, tri pako rizlla, dy telefona dhe 250 euro.

Pas kësaj, policia bastisi shtëpinë e të dyshuarve dhe gjeti 10.2 gramë marihuanë, një peshore digjitale, dy grinder për bluarje, një thikë dhe dy paketime qese plastike për narkotikë të zbrazura.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.