Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona në Rahovec, pasi kishin kryer veprën penale, ‘Vrasje ne tentativë”.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe janë konfiskuar një AK-47, pushkë gjueti, dy pistoleta dhe 74 fishekë.
Konfiskimi i armëve ka ndodhur në katër shtëpitë e tyre.
“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së./IO