Arrestohen dy të dyshuar për dhunë familjare, kanosje e armëmbajtje ilegale
Policia njoftoi se Polica ne Suharekë, ka pranuar informacion se në fshatin Peqan të Suharekës është një rast i dhunës në familje.
Referuara njoftimit, njësitet policore, dje i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit A..G (viti i lindjes 1956) dhe B..G (viti i lindjes 1990), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarave njeri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat dhe ta sulmoj.
Sektori i hetimeve të Stacionit Policor ne Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon A G, edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë::
• Një pistoletë kalibër 7.62 mm ,
• Një fishek te kalibrit 7.62 dhe
• Një karikator
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë Familjare “ ,‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./ Gazeta e Prizrenit