Katër persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Prizren janë arrestuar gjatë 24-orëshit të fundit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Arrestimi i tyre është bërë për vepra të ndryshme dhe në lokacione të ndara, njëri prej të cilëve në pikëkalimin kufitar të Merdarës.
Ata janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgje.
Raporti i plotë i Policisë:
PKK Merdarë (NN) 03.03.2020 – 01:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Rr. Sylejman Vokshi, Prizren 03.03.2020 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës.
Rr. De Rada, Prizren 03.03.2020 – 15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës.
Rr. Sezair Suroi, Prizren 03.03.2020 – 16:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net