23-11-2024

Arrestohen tre persona në komunën e Dragashit, qëlluan me armë dhe shpërdanë videon

Tre persona janë arrestuar në komunën e Dragashit për shkak të të shtënave më armë, ndërsa është konfiskuar edhe një armë.

Ngjarja ka ndodhur me 20 gusht, ndërsa arrestimi është bërë dje pasdite në fshatin Restelicë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë tre meshkujt kosovarë  dyshohet se pos që kanë shtënë me armë zjarri, kanë shpërndarë video më këto veprime.

“Shefja” e Haskukës dyshohet edhe për shkelje tjera ligjore (DOKUMENT)

“Janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë model Smith Ëesson me pesëdhjetë e tre fishekë (53) dhe një model Gircan si dhe 22 gëzhoja në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokuroritë dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.