23-11-2024

Arrestohet 33-vjeçarja për vjedhje në banesën e ministres Hajdari në Prishtinë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast “vjedhje e rëndë” që është raportuar me datën 01.10.2023. Vjedhja u raportua se u krye në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Puna e hetuesve  policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën: – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti.

Rasti i vjedhjes është bërë i njohur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë. 01.10.2023 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje”, thuhej ndër të tjera në raportin e PK-së.

Në media u raportua se në banesën e ministres u vodhën stoli, kartela bankare etj.

Asnjë koment

Comments are closed.