26-04-2024

Arrestohet boksieri kosovar, zihet me drogë në vlerë prej 174 milionë dollarëve

Boksieri David Cufaj është arrestuar në Peru pasi është zënë me 2 tonë kokainë, në vlerë prej 174 milionë dollarëve, transmeton zeri.info

Droga ishte synuar që të kishte si destinacion final Evropën.
Cufaj është dënuar para dy javësh me 17 vjet burg.
Ai kishte lindur në Kosovë, por ishte rritur në Sarajevë.

Cufaj e kishte përfunduar shkollën e lartë për Mikpritje dhe Turizëm dhe ishte stërvitur në sportin e boksit.

Para disa vjetësh ai e kishte lënë boksin, për t’u marrë me aktivitete të tjera./Zëri

Asnjë koment

Comments are closed.