25-04-2024

“Arrestohet” Donald Trump, pamjet për ish-presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit

Një ditë pasi ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump paralajmëroi se do e arrestonin, një seri fotosh të tij duke u marrë me dhunë nga autoritetet bënë xhiron e rrjetit. Në fakt, fotot janë bërë me Inteligjencën Artificiale, ose siç njihet ndryshe IA.

Të montuara mjeshtërisht, mijëra njerëz menduan se Trump me të vërtetë u arrestua. Fotot duken mjaft realiste çka bëri që të shpërndaheshin frikshëm në rrjet.

Më pas, gjithçka u kthye në humor, siç zakonisht në mediat e huaja apo në internet shpesh herë ish Presidenti i SHBA-ve është protagonist.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Donald Trump u bëri thirrje republikanëve të ngriheshin në protesta masive pasi pritej që ta arrestonin. Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me hetimin e bërë nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit./noa

Asnjë koment

Comments are closed.