Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje – ishte arratisur nga ambulanca në Suharekë
Arrestohet personi i kërkuar që ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Më 7 tetor 2026, është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili më 20 korrik ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, derisa po merrte tretman mjekësor.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte kërkuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e disa vjedhjeve në lokacione të ndryshme.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dys
huari është dërguar në mbajtje./ Gazeta e Prizrenit


