Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se ofroi 40 euro për të mos raportuar prerjen e kundërligjshme të druve
Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i kishte ofruar ryshfet një mbikëqyrësi të Parkut Nacional në Dragash, në këmbim të mosprocedimit të rastit për prerje të kundërligjshme të druve.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari dyshohet se i kishte ofruar ankuesit dy herë nga 20 euro, pasi kishte prerë dru në mënyrë të kundërligjshme brenda zonës së parkut.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


