Policia njoftoi se sot ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Lutogllavë të Prizrenit, me dyshimin se ky person ka depërtuar në objektin e shkollës dhe ka vjedhur pajisje elektronike, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme dhe cilësohet si vjedhje e rëndë.
Njësitet policore së bashku me hetuesit e Sektorit të Hetimeve kanë dalë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I cili pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Pas intervistimit nga policia i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.