14-03-2025

Arrestohet i shumëkërkuari nga Prizreni, i dënuar me mbi 2 vjet burgim

I shumëkërkuari me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren. Personi që u kap ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një të drogës, të vitit 2023, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Sami Kryeziun, 24-vjeçar, i cili tashmë është dërguar në burg për ta vuajtur dënimin.

I riu u arrestua në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Kryeziu, i njohur si diller i drogës, ishte dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burgim, për rastin e 18 shtatorit 2023, kur u kap me mbi 60 doza marihuanë.

Ndonëse arriti ta shijojë lirinë nga arratia, i riu tashmë do ta vuajë dënimin.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.

Asnjë koment

Comments are closed.