Arrestohet malishevasi, postoi një video në rrjetet sociale, duke shtënë me armë
Është arrestuar një person në Malishevë pasi që ai kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë të martën rreth orës 14:00, transmeton IndeksOnline. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është hapur rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm