30-11-2024

Arrestohet mjeku në QKUK, dyshohet se mori ryshfet nga pacienti

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot mjekun Sabit Sllamniku në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku është arrestuar derisa ishte në vendin e punës në ambulancën specialistike të Ortopedisë, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se ai dyshohet se ka marr ryshfet nga një pacient.

Arrestimin e mjekut e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Ortopedisë Dr. Gani Jashanica. Ai ka thënë se nuk ka informacione se për çfarë është arrestuar.

“Nuk kam informacione të sakta se çfarë ka ndodhur sepse nuk kemi qenë në dijeni për aksionin e Policisë. E di që është arrestuar në ambulancën specialistike nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me një pacient”, ka deklaruar Jashanica.

Ai ka thënë se dyshohet se bëhet fjalë për ryshfet, por sipas tij kjo situatë është një inskenim. Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës por deri më tani nuk janë prononcuar nga Zyra për Informim.

Asnjë koment

Comments are closed.